Edhe pse një burrë dhe një grua mund të kenë të njëjtin vit lindje, kjo nuk do të thotë që ata mund të jenë në të njëjtën moshë, që sipas një studimi të fundit, një gjini është më e prirur kundrejt plakjes. Dhe sipas këtij studimi, kjo diferencë moshe shfaqet në një moshë shumë të re… 20 vjeçare!

Në një studim të parë në llojin e tij, pasi nuk është bërë kurrë më parë dhe që është botuar në The Journals of Gerontology: Series A, shkencëtarët nga Universiteti i Jyväskylä krahasuan moshën kronologjike të mijëra vullnetarëve, pra vitet e tyre aktuale të jetës, me moshën e tyre biologjike , d.m.th. gjendjen e organizimit të plakjes.

Ajo që ata bënë ishte të përdornin një seri testesh që vlerësojnë plakjen e trupit duke e bazuar në disa shënues të saktë të lidhur me AND e njeriut dhe nga gjetjet e bëra, rezultoi se burrat plaken më shpejt se gratë. Dhe kjo vërehej veçanërisht kur burrat ishin të moshës 50 vjeç dhe shihej se ishin biologjikisht mesatarisht 4 vjet më të vjetër se gratë e së njëjtës moshë.

Ky studio shqyrtoi moshën biologjike të 2240 binjakëve, të ndarë në dy grupe, një me moshën 21-42 vjeç dhe të tjerët 50-76 vjeç. Mosha biologjike u llogarit duke përdorur 4 orë epigjenetike, që masin nivelet e metilimit të ADN-së, si dhe u morën edhe faktorë të tjerë parasysh si indeksi i masës trupore, vitet e arsimimit, si edhe zakone si duhani, alkooli dhe aktivitetet fizike. Rezultatet treguan se burrat ishin më të vjetër se gratë në të gjitha grupet dhe orët epigjenetike.

Sipas studimit dhe përfundimeve të arritura, indeksi i masës trupore duket të jetë një nga faktorët kryesorë që ndikon në ndryshimin gjinor në plakje. Burrat priren të jenë më mbipeshë se gratë, gjë që mund të shpjegojë pse gratë kanë një jetëgjatësi më të gjatë. Megjithatë, studiuesit pohojnë se hendeku është ngushtuar me kalimin e kohës.