Teksa po fliste për mënyrën se si i disiplinon fëmijët e saj, moderatorja e njohur amerikan, Kelly Clarkson, pranoi se ka përdorur edhe ndonjë shuplakë.

40 vjeçarja po rrit vajzën River Rose, 8 evjeç dhe djalin Remington 6 vjeç, pasi u nda nga ish-burri i saj Brandon Blackstock, në vitin 2020.

Kelly, e cila së fundmi u nderua me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, foli për mënyrën se si i disiplinon dy fëmijët e saj.

Ajo shpjegoi se si prindërit e kishin goditur atë gjatë fëmijërisë së saj. “Prindërit e mi më kanë dhënë shuplaka dhe unë jam mirë dhe s’ka asgjë të keqe për këtë, ndaj e praktikoj.

Është pak problem kur je në publik, sepse njerëzit mendojnë se është e gabuar, por unë nuk shoh asgjë të keqe te një goditje”, u shpreh Clarkson duke shtuar më tej: “Unë e paralajmëroj dhe i them ‘Hej, do të të godas nëse nuk ndalon”.