Një vajzë që jeton në Londër, është shprehur se i dashuri i saj paguan për gjithçka në lidhjen e tyre, pasi ai e konsideron si një “investim”.

Hannah Chan, 27 vjeçe, ka thënë se e lejon të dashurin e saj Ed Reay, 22 vjeç, të paguajë 100 për qind të qirasë, faturave dhe pushimeve.

Hannah u takua me Ed Reay në korrik 2021 pasi kishin filluar të flisnin që në maj 2021. Marrëdhënia e tyre po shkonte shumë mirë dhe ata u zhvendosën në Londër në shtator 2021.

Ndërsa marrëdhënia përparonte, Ed filloi të merrte më shumë përgjegjësi financiare në lidhjen e tyre dhe tani paguan për të gjitha faturat. Ndërkohë Hannah bën punët e shtëpisë dhe e bën partnerin e saj të ndihet i qetë duke i ofruar mbështetje.

Hannah thotë: “Fillova të kuptoj se në një marrëdhënie nuk doja të isha dominuesja dhe doja dikë që mund të më siguronte jetën.

Ne kemi një marrëdhënie 100/100, ai paguan për gjithçka, unë i jap 100% mbështetje dhe dashuri.
Ai më mendon mua si një investim pasi unë e kam mbështetur dhe ai tani fiton trefishin e asaj që fitonte më parë.

Në marrëdhënien tonë e shoh si detyrë të burrit që të sigurojë shtëpinë dhe paratë ndërsa gruaja të ruajë shtëpinë”, u shpreh Hannah.