Një qytetare shqiptare ka telefonuar ditën e sotme në programin e mesditës në TV Klan, “Shije Shtëpie”, ku ka rrëfyer për të ftuarit në studio si dhe teleshikuesit e emisionit historinë e saj të trishtë të tradhëtisë. Ajo tregoi se prej dy vitesh është divorcuar nga ish-partneri i saj, pasi ai e ka tradhëtuar me shoqen e saj të ngushtë.

Gjithashtu, qytetarja tregoi se tradhëtinë e zbuloi pikërisht në ditën e saj të lindjes, ndërsa festonte 30-vjetorin e saj, duke e konsideruar këtë akt nga ana e ish-partnerit edhe si një ‘dhuratë ditëlindje’ për të.

Më poshtë, pjesë nga diskutimi mes moderatores, të ftuarve në studion e emisionit “Shije Shtëpie” dhe telefonueses:

Katerina Trungu:  Cili është një mendim që ke për temën?

Mendoj se më shumë tradhtojnë burrat. Jo jam e  divorcuar prej dy vitesh dhe mendoj se burrat tradhëtojnë më shumë.

Katerina Trungu:  Arsyeja e divorcit ka qenë tradhtia?

Telefonuesja: Po, tradhtia.

Katerina Trungu: Kështu që është një shkak për ndarje. Në analizën që ti i bën historisë tënde, kush e ka patur fajin?

Telefonuesja: Ka qenë shoqëri e përbashkët dhe jam tradhtuar nga një shoqja ime.

Elda Koçi: Ça i bëre shoqes, mirë atij, po shoqes ç’i bëre?

Arba Gramo: I dha burrin ça i bëri. Zemër ke shpëtuar besoj. Ke shpëtuar nga një njeri që nuk do ta kesh gjithë jetën.

Telefonuesja: Po ndihem e zhgënjyer se një njeri që e do.

Elda Koçi: Po çfarë justifikimi nxori?

Telefonuesja: Ishte në ditëlindje. Në 30-vjetorin,  për ditëlindje?

Katerina Trungu:  Në ditëlindjen tënde?

Telefonuesja: Kemi shoqëri të përbashkët dhe për 30 vjetorin më tradhtoi. Dhuratë për ditëlindje.

Katerina Trungu: A dhuratë për ty? Në kuptimin që ka qenë ditëlindja jote?

Telefonuesja: Po