Bushi Ramaj u bë mjaft i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së tij në programin e dashurisë ‘Përputhen’.

Ai qëndroi për disa muaj në këtë emision, teksa pati edhe shumë përplasje me një nga konkurentet e tjera të këtij program, Alvisa Qarrin.

Ajo kishte qenë ish- e dashura e tij jashtë këtij formati televiziv. Pas daljes së bujshme nga ky program, Bushin e këmi parë shumë aktiv në Instagram, teksa ndan momente nga jeta e tij e përditshme.

Por nga postimi i fundit i tij, duket se Bushi ka vendosur ta lërë pas krahëve historinë me Alvisën. Në videon e publikuar në rrjete sociale, përveç makinës, shihet edhe dora e një vajze.

Bushi nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë postim, teksa mesa duket ky mund të jetë një fillim i ri për të pas eksperiencës së dashurisë me Alvisa Qarrin.