Elisabetta Canalis është rikthyer në qendër të vëmendjes për disa deklarata të bëra gjatë një interviste të fundit për Corriere della Sera, ku ka folur ndër të tjera për pasionin e saj të ri: kikboksin.

“Gjithmonë e kam përdorur trupin tim për të punuar, nëse vesh bikini apo të brendshme jam duke punuar, kjo është e gjitha. Por ata që më njohin mirë e dinë që Elizabeta e vërtetë është ajo që lufton, që është në ring”, ka saktësuar ajo.

Jeta e re e Elisabetta Canalis

Pasioni i saj ka sjellë edhe disa kritika dhe komente seksiste. “Mirë, por tani ndalo së luftuari, sepse atëherë nuk je më seksi.

“Nuk më pëlqen të të shoh shumë të fortë, të ashpër, nuk të shkon”, kujton ish-partnerja e Bobo Vieri-t në lidhje me atë që i kanë thënë në Reggia Venaria të Torinos në fund të luftimit.

Jo vetëm një modele dhe showgirl, por Elisabetta është edhe kampione e kikboksit: “Këtë besim e fitova pas disa vitesh, vendosa të kombinoj një imazh që kam bërë të përputhet me atë të një Elisabetta më të vërtetë”.