Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe sot trajneri i Guangzhou, foli dje në kanalin “Twitch” të Christian “Bobo” Vieri, së bashku me Antonio Cassano, Nicola Ventola dhe Daniele Adani. Midis çështjeve të ndryshme të trajtuara, Serie A u diskutua gjithashtu. Cannavaro donte të thoshte fjalën e tij mbi momentin që “Zonja e Vjetër” po përjeton nën menaxhimin e Andrea Pirlo:

“Juve nuk është ende ajo që Pirlo ka në mendje. Nga ana tjetër, Napoli, për mendimin tim është tashmë i përcaktueshëm si ai i Gattuso. Është e qartë që lojtarët bëjnë ndryshimin, me Cristiano Ronaldo dhe Morata që zgjidhin situata të komplikuara. Andrea ka njohuri dhe përvojë, jam i sigurt se do t’ia dalë në këtë përvojë të re”.

Ish-mbrojtësi italian, kampion bote dhe fitues i “Topit të Artë” më 2006, pranoi se aspironte një stol europian: “Tani ndihem gati për Europën, edhe pse kam një kontratë të rëndësishme 2-vjeçare me klubin tim. Qëllimi është të kthehem dhe ta provoj veten atje, për të parë nëse sistemi që kam krijuar këtu në Kinë, mund të funksionojë edhe në Europë”.