“Napoli është një nga skuadrat që më ka bërë më shumë përshtypje sepse, pavarësisht se ka ndryshuar shumë, i janë larguar disa lojtarë, vazhdon të luajnë futboll sulmues dhe argëtues. Milani konfirmoi cilësitë e tij.
Sipas mendimit tim, Interi është ende skuadra më e fortë, ka blerë Lukakun dhe më pas janë të gjithë të tjerët. Sigurisht që Napoli është ai që më ka bërë më shumë përshtypje”. Këto janë fjalët e Fabio Cannavaro, në margjinat e mbrëmjes “Champions under the stars”, në Napoli.
Ish-mbrojtësi ka komentuar edhe thashethemet e “flirtit” mes Ronaldos dhe Napolit: “Ronaldo te Napoli? Ekziston vullneti i madh i lojtarit për të vazhduar të luajë në Champions League. Napoli është padyshim një ekip, një klub, një qytet që sigurisht do ta pranonte me kënaqësi një lojtar si Cristiano Ronaldo.
Nëse numrat janë të tillë, sigurisht që janë shifra të rëndësishme. Osimhen për një çështje moshe mund të përfaqësojë të ardhmen, por kur bëhet fjalë për 100 milionë euro, sigurisht që është e vështirë të mos mendosh për këtë.
Ka përpara Botërorin dhe Ronaldo e di që duhet të përgatitet në mënyrën më të mirë. Fund i papritur për Ronaldon? Ai luan akoma për Manchester United, duhet të kemi kujdes, sepse në çdo rast po flasim për një lojtar të “Djajve të Kuq”, i cili ka një rrogë të rëndësishme”.