Një skenë qesharake është vendosur para kamerave të “Sky Sport” pas ndeshjes së fituar nga Napoli 4-2 ndaj Ajax-it. Një fitore që i lejon blutë të shkojnë në raundin e dytë (1/16 finale) të Champions-it me dy ndeshje ende pa u luajtur.

Kjo ia mundëson Spallettit që të prezantohet para mikrofonave me një humor të qetë. Për ta vënë në dukje fytyrën e relaksuar të trajnerit të Napolit mendon Fabio Capello, i cili nga studio i thotë: “Hajde Luciano, më bëj të qesh. Është një mbrëmje feste”.

Tekniku bën sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe vazhdon analizën e tij. Megjithatë, pak kohë më pas, një pyetjeje në lidhje me performancën e Raspadorit nga vetë Capello, Spalletti i përgjigjet: “Herën tjetër më quajte aktor, pse ndryshove tani?”

Spalletti ndalon, mendon dhe më pas fillon me goditjen: “Herën e fundit më thatë se jam aktor…” Përgjigja e Capello-s ishte e menjëhershme: “Epo, kur je aktor duhet të ta them”.

“Unë e njoh mjedisin e Napolit, ju jo. Ndonjëherë më shkon të jem aktor, bëj atë që më përshtatet. Seriozisht, unë jam një person shumë i thjeshtë dhe dua ta theksoj këtë”. Buzëqeshja e fundit e “uli perden”…