Këtë të mërkurë, të gjithë sytë ishin nga Iker Casillas dhe María José Camacho, teksa revista ‘Hola’ publikoi disa imazhe në të cilat shfaqeshin duke shijuar një udhëtim në një jaht. Mediumi i lartpërmendur publikoi disa fotografi, në të cilat ai shfaqej me “qëndrim romantik në takime të ndryshme”.
Pak orë më vonë, protagonistët e fotove mohuan gjithçka, duke detajuar se bëhej fjalë për një “shpikje të re” mediatike. Sipas vetë ish-portierit të Real Madridit, María José Camacho nuk është “flaka” e re e tij.
Mirëpo, disa orë më vonë, ‘Sálvame’ ka shpërndarë në programin e tij foto të reja të portierit dhe ish-futbollistes. Sipas autorit të pamjeve, Iker Casillas “kur del nga restoranti është vetëm. Zbret poshtë te makina e tij dhe takon vajzën që po e priste. Ishte rreth ora 12 e natës”.
“Ata u puthën. Ai i vuri dy krahët mbi supe për t’i dhënë një puthje”, – ka thënë dëshmitari i momentit për programin e pasdites së “Telecincos”.
Edhe pse kjo ishte historia e autorit të imazheve, protagonisti i fotografive është rikthyer të kontaktojë një nga bashkëpunëtorët e emisionit për të mohuar çdo lloj marrëdhënieje. “Kam folur me të dhe ajo konfirmon se ka një marrëdhënie të mirë me Iker, por nuk janë të dashur”, – tha Kike Calleja.