Të tjera deklarata të bujshme nga Antonio Cassano në Bobo Tv. Ish-sulmuesi italian ka folur për Real Madrid këtë herë.

“Unë kam qenë te Real-i, janë ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e botës”, ka shpjeguar FantAntonio. “Në këtë moment, Florentino është Papa, mbreti dhe kardinali. Nëseai të ofron një, por ke një marrëveshje me një skuadër tjetër që të ofron tre, është ai që vendos nëse qëndron”.

“Modric duhej të largohej, ka qëndruar dhe shikoni kush e fitoi Topin e Artë. E njëjta gjë edhe për Cannavaro-n, atë vit kishte bërë një sezon të mirë me Juventus-in, por do ta kishte fituar Buffon ose Zidane po të mos kishte qenë për Botërorin”.

Përsëri në lidhje me Topin e Artë: “Ibra bëri një batutë para disa vitesh mbi atë që ka fituar 5 Topa të Artë edhe pse të merituar (Cristiano Ronaldo), duke thënë se e dinte mirë pse i kishte fituar…”.