Antonio Cassano flet për ndeshjen e madhe të 6 janarit në Serie A, mes Pirlos dhe Piolit. Ish-sulmuesi i njohur italian nuk ka dyshime: për Juventusin është një sfidë vendimtare për garën e kampionatit: “Nëse do të më kishin thënë që Milani do të ishte i pari në janar, unë nuk do të kisha vënë bast për këtë asnjë euro. Nëse kuqezinjtë e mbyllin të parët, unë do të habitesha 100%. Favoriti numër një është Juventusi, por ndodhet prapa në renditje për momentin.

I keq kapelen Piolit, gjithsesi, të gjithë po e ndjekin. Kundër Beneventos më të mirë të sezonit, Milani ishte një skuadër: ky është termi më korrekt. Edhe pa liderin e tyre, Ibrahimovic, kuqezinjtë vazhdojnë të jenë të pandalshëm. Më pëlqeu aq shumë Pioli kur mbeti me dhjetë lojtarë dhe hoqi Brahim Diaz për të vendosur Krunic në mes të fushës, duke lënë Leao, Rebic dhe Calhanoglu. Dhe në fakt, ai shënoi golin e dytë kështu”.

Antonio Cassano kalon në “skaner” edhe zikaltrit e drejtuar nga Antonio Conte, të cilin nuk e ka kursyer asnjëherë nga kritikat: “Interi duhet të marrë dy mesfushorë për t’u përmirësuar. Hakimi më i miri, që kur arriti? Bah, Hakimi bëri ndryshimin në Dortmund, por këtu jo sa atje. Një ndërlidhes mes mbrojtjes dhe mesfushës mungon, Vidal nuk po jep atë që pritej. Unë do të merrja një lojtar të fortë përpara mbrojtjes. Eriksen? Nëse nuk e aktivizojnë, do të ketë një arsye. Conte është gjithmonë problem për lojtarët. Eriksen nuk integrohet, Nainggolan qëndroi, por nuk luati…”

Disa fjalë edhe për Lukakun: “Nuk e krahasoj Lukakun me Ronaldon. Njëri është në një repart të veçantë dhe do të mbetet mes dy ose tre më të mirëve në histori, tjetri është i fortë me mbrojtjen aktuale. Vieri ishte i një lloji tjetër. Interi me Lukakun mund të fitojë titullin, ai është lojtari më i rëndësishëm në ekip. Pa Lukakun, Interi do të kishte 10/15 pikë më pak”.