Antonio Cassano ka sulmuar ashpër yllin e Juventus-it, Paulo Dybala.

Gjatë një lidhje direkte me Bobo Vieri-n në Twich.tv, FantAntonio ka thënë:

“Për mua nuk është një kampion, nuk zhvendos ekuilibrat. Ka dida goditje të bukura siç kam parë t’i bëjën edhe Insigne me Di Natale-n, mund të shënojë 20 ose 40 gola në sezon, por nuk ndryshon asgjë, i mungon gjithmonë diçka”.

“Nëse për asnjë trajner, në fillim Allegri, më pas Sarri dhe tani Pirlo, nuk konsiderohet i domosdoshëm dhe nëse Juventus ka provuar ta shesë, unë ndonjë pyetje ia bëj vetes”.

“Kam përshtypjen se e bën në brekë. Kur ka pak presion e bën në brekë. Kam parë Tevez disa vite më parë me fanellën numër 10. Ai është një kampion i një niveli tjetër. Më pas kam dëgjuar se kërkon 8-10 milionë në vit? Mos të tallemi…”.