Ish-lojtar i Interit dhe Milanit. Fjala e Antonio Cassano ka peshë, sidomos në prag të derbit të Madoninës. Ish-talenti barez vijon me kritikat ndaj trajneerit zikaltër për danezin Eriksen: “Conte duhet të fitojë, por me Eriksen ai është gabim. Ibra është maja, më i mirë se Lukaku”. Biseda e “Gazzetta dello Sport” me Antonio Cassano “u kthye” menjëherë në futboll, duke folur për derbin: “Ok, unë shënova në Romë, Madrid, Genoa dhe Milan. A mjafton kjo për të më quajtur njeriu i derbeve?”

Me specifikisht, gjykimi i tij merr vlera për Inter-Milan, që do të luhet sonte. Një derbi, që kësaj here do të zhvillohet me dyer të mbyllura, për herë të pare, për shkak të koronavirusit: “Unë shoh favorit Interin, që do të luftojë për titullin me Juventusin deri në fund. Natyrisht, jemi shumë shpejt, vetëm në javën e katërt të Serie A, ka shumë kohë për të rikuperuar. Por, ai që ka më shumë për të humbur, është Interi. Mendova se Conte nuk do të mbetej trajner te zikaltrit, pas shpërthimit në fund të sezonit të kaluar. Me sa duket, thyerja me klubin është rregulluar. Tani ai nuk mund të dështojë; duhet të fitojë kampionatin.

Ibra apo Lukaku? Zlatan është lojtari më i mirë në kampionat. Ai është vetë Milani, por nuk e di nëse do të mjaftojë. Lukaku është i ri, i mirë dhe i fortë, por nuk ka krahasim me suedezin. Ibra ka 39 vite mbi supe, ndaj forca fizike nuk është e mjaftueshme tek ai, por cilësia nuk i mungon. Ibra ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Serie A, me tri skuadra. Pas Ronaldos (Fenomenit) dhe Van Basten, vjen ai. Performanca e Zlatan dhe Lukakut varet nga mënyra se si do të shërbehen nga Lautaro dhe Chalanoglu. “Il Toro” është përmirësuar dhe më kujton Agueron”.