Gjatë emisionit të njohur Italian “Domenica In” ka befasuar një telefonatë e këngëtarit të famshëm Adriano Celentano. Tashmë 86 vjeç, ikona e muzikës italiane ka rrëfyer se ai dhe bashkëshortja e tij Claudia Mori do ta bëjnë vaksinën.

Unë dhe Claudia kemi gati një vit që jemi të mbyllur në shtëpi. Janë të tjerët që na shërbejnë dhe dje na sollën pizhamat me vija”, tha Celentano.

Duke folur për vaksinën anti-Covid, ai tha: “Unë asnjëherë nuk e kam bërë vaksinën, por këtë herë do ta bëj vaksinën anti-koronavirus. Po ashtu edhe Claudia”.