Qytetarët e Europës mund të rikthehen të udhëtojnë këtë verë, duke paraqitur një provë se kanë kryer vaksinën anti-Covid, një vërtetim se kanë rezultuar negativë gjatë testit ose që janë shëruar nga koronavirus dhe kanë zhvilluar antitrupa.

Këto janë disa nga kushtet që do të vendosë Bashkimi Europian për pasaportën e vaksinimit, një projekt që shtë prezantuar sot para komisionit të BE-së. Kjo çertifikatë do të jetë gati që nga qershori i këtij viti, në format digjital ose e printuar.

Komisioneri i BE-së për drejtësinë, Didier Reynders, u shpreh: “Kjo nuk është një pasaportë vaksinimi, por një çertifikatë jeshile për të evituar ndarje apo bllokime mes vendeve të BE-së. Ajo lejon një lëvizje të lehtë të qytetarëve të Bashkimit Europian”.

Ne dëshirojmë që turizmi të rinisë të funksionojë si dikur. Kjo leje do të jetë e mundur të qarkullojë në të gjitha vendet e BE-së. Për të evituar diskriminimin, për ata që nuk duan të vaksinohen, do të kemi 3 alternativa për të lëvizur: Kryerja e vaksinës, negativiteti në një test ose shërimi nga Covid-19”, tha Reynders.