Detaje të reja janë zbuluar për ndarjen e bujshme mes Pique dhe Shakira, ku historia ka përfunduar pas 12 vitesh për shkak të tradhtisë së mbrojtësit të Barcelonës.

Sipas asaj që zbuloi Informalia, këngëtarja në fakt duket se i është drejtuar një agjencie hetimore pas dyshimeve të para për sjelljen e Pique dhe më pas ka punësuar një hetues privat.

Falë këtij të fundit, Shakira mori prova të tradhtisë së futbollistit spanjoll me një grua pak më shumë se 20 vjeç dhe një kameriere të një klubi të njohur nate në Barcelonë.

Tradhtia vazhdoi për mjaft kohë, e kompletuar me mesazhet e shkruara nga Pique për të dashurën e tij.