Përgjithësisht kur dikush kursen tepër konsiderohet koprrac. Por jo të gjithë ata që janë të lidhur me paratë e bëjnë këtë me vetëdije.

Frika irracionale e shpenzimit të parave

Ka edhe forma të sjelljes që varen nga një çrregullim i quajtur krometofobia, që përfshin një frikë irracionale për të shpenzuar ose humbur para dhe ngecje pa para. Kjo nuk është njësoj si të jesh dorështrënguar, pasi njerëzit me fobi janë shumë bujarë kur duhet të shpenzojnë jo për veten e tyre, por për të tjerët.

Simptomat janë një kontroll i vazhdueshëm i portofolit për t’u siguruar që paratë nuk kanë humbur, frika e grabitjes në rrugë ose frika se kartelës do t’i mbarojnë paratë. Përsëri ju keni një kontroll të vazhdueshëm të llogarisë në internet për t’u siguruar që paratë nuk janë shpenzuar. Frika shfaqet për çdo shumë për të shpenzuar, qoftë për një kafe apo biletë kinemaje, qoftë për diçka më të shtrenjtë.

Fobia nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por edhe me gjërat e çmuara: prandaj ata që dalin në rrugë nuk mbajnë unaza, orë, byzylykë, nga frika se mos i grabiten apo i humbasin. Kromotofobia gjeneron ankth të vazhdueshëm dhe simptoma të ngjashme, të tilla si gulçim, takikardi, rritje të presionit të gjakut dhe djersitje. Gjithashtu shkakton probleme sociale, pasi njerëzit ngatërrohen me koprraci.

Ekziston edhe një formë tjetër e krometofobisë që gjeneron një sjellje të kundërt: frika nga grumbullimi dhe zotërimi i parave, kryerja e pavetëdijshme e veprimeve që synojnë humbjen e tyre, si shpenzime të çmendura ose investime të gabuara. Mund të vijë nga një ide thellësisht negative për paranë dhe nga frika për t’u “korruptuar” prej saj.

Shkenca ende nuk i ka kuptuar arsyet pse lind një fobi e tillë. Njerëzit në përgjithësi priren të ndihen jashtëzakonisht të stresuar kur bëhet fjalë për paratë dhe për këtë arsye shmangin temën. Tani për tani, e vetmja hipotezë e formuluar është se ajo ndodh për shkak të një traume të mëparshme që i atribuohet parave, ose një sjelljeje të mësuar si fëmijë.