Shumë fansa të grupit të famshëm muzikor, ‘Elita 5’ nuk e dinë që solisti i këtij grupi e ka emrin Arif Ziberi, pasi e lidhin gjithmonë figurën e tij me emrin e ‘Elita 5’.

Së fundmi, Arifi ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe ka shuar kuriozitetin e të gjithë shqiptarëve nëpërmjet intervistës së tij të veçantë.

Moderatorja Alketa Vejsiu i krijoi mundësinë të gjithëve të bënin pyetje për artistin nëpërmjet “Instastory”, Arifi zbuloi edhe kuptimin e emrit të grupit dhe historinë që fshihet pas tij.

“Elita dihet që është më e mira. Dhe ne ishim të rinj. Tashmë jemi 6 veta, po atëherë kemi qenë 5. Ishim të vegjël dhe na u duk emri i duhur. Çfarëdo që të ndodhë, emri do të mbetet Elita 5”, tha Arif Ziberi.