Ilir Shaqiri është një nga personazhet më të përfolur në Shqipëri që prej tetorit të vitit të kaluar, kur balerini i njohur vendosi të futej brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP 1. Pas daljes si fitues i këtij reality shoë, ai është kthyer në një fenomen edhe në rrjete sociale, duke qenë shumë aktiv për të gjithë ndjekësit e tij.

Së fundmi ai ka postuar në Instagramin e tij një foto, duke surprizuar të gjithë ndjekësit, pasi shfaqet me disa policë. Në tekstin që ka shoqëruar foton, ai shkruan se policia kishte shkuar drejt tij për ta arrestuar, por ai ia ka hedhur “burgut” vetëm me një foto të publikuar në Instastory.

“Kur vijne me t arrest dhe ja hudh me 1 foto” – shkruan Iliri në postimin e tij, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

E megjithatë, ai lë të kuptohet se e gjitha është një shaka nga ana e tij dhe nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët e tij. Me sa duket, Iliri di si të bëjë lajm edhe në këto ditë të nxehta vere!

Ai po shijon pushimet në Shqipëri, teksa prej disa kohësh e kemi parë edhe në disa reklama televizive, ku është angazhuar së bashku me të shoqen e tij, Emanuelën dhe vajzën Emily.

Përpara disa javësh, Iliri bëri një dasmë të madhe me gruan e tij Emanuelën, ku ftoi shumë njerëz, ndërsa ra në sy mungesa e Sabianit, personazhi me të cilin Iliri krijoi marrëdhënie të ngushtë brenda Big Brother.