10 vite pas hitit të tyre, këngëtarët shqiptarë Soni Malaj dhe Sinan Hoxha janë bërë sërish bashkë.

Kur kanë kaluar më shumë se 10 vite nga super hiti i tyre “Shukarije”, Sinan Hoxha dhe Soni Malaj janë bërë sërish së bashku.

Dy këngëtarët e njohur kanë një surprizë të madhe për fansat e tyre, të cilët edhe pse janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë, tashmë jo më.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Soni Malaj ka publikuar një foto nga studio së bashku me këngëtarin e njohur Sinan Hoxha, ku duket teksa punojnë për këngën e tyre të re.

Madje, vetë Soni duket se e ka konfirmuar sot lajmin, teksa në Instastory ka shpërndarë një lajm të një media shqiptare që shkruan mbi këtë bashkëpunim dhe rikthim të dyshes.

Nuk ka asnjë dyshim që mezi po e presim dhe që do të jetë një mega hit, ashtu sikurse edhe ‘Shukarija’ që e dëgjojmë ende sot e kësaj dite.