Bora Zemani na ka bërë lëmsh të gjithëve. Moderatorja e njohur ka kujtuar hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother Albania VIP në muajin tetor të vitit të kaluar. Atë kohë ajo u bë pjesë e emisionit për të takuar shoqen e saj të ngushtë Semi Jaupaj, por përfundoi duke u takuar me Donaldin. Çifti nuk kishin më komunikim me njëri-tjetrin pasi kishin rreth gjashtë muaj që ishin ndarë.

Dyshja emocionoi publikun me një puthje në buzë aso kohe, duke rikthyer shpresat edhe te të gjithë fansat se ky ishte sinjal i një ribashkimi mes çifit, por fill pas kësaj, aktori i njohur krijoi një lidhje brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Pikërisht në këto ditë të nxehta të verës, kur flitet më shumë se kurrë për një ribashkim të çiftit, pasi disa detaje e konfirmojnë këtë gjë, Bora ka shpërndarë një video në Instastory nga një faqe e fansave të saj, disa nga momentet më të bukura ku pjesa më e madhe e videos mbizotërohet nga ai takim me Semin në shtëpinë e famshme.

Moderatorja në fakt nuk ka reaguar asnjëherë lidhur me raportin që krijoi Donaldi me Beatrixën brenda shtëpisë së Big Brother. Këngëtarja ishte një fanse e madhe e çiftit kur ndodhi takimi Bora – Donald, duke i komentuar edhe vetë Borës në një foto të publikuar në Instagramin e saj “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër”, kishte shkruar Beatrix në postimin e Zemanit në Instagram.

Donaldi dhe Bora nuk e kanë konfirmuar ende lidhjen e tyre, megjithëse faktet tregojnë të kundërtën. Dyshja janë kapur mat në Itali duke bërë shopping së bashku, kanë qenë në sfilatën e Valdrin Sahitit, ndërsa së fundmi aktori është shfaqur i veshur në emisionin e tij me të njëjtën bluze që vishte Bora.