Shefja ekzekutive e Tinder, Renate Nyborg, po largohet nga firma më pak se një vit pasi u bë presidente e aplikacionit të takimeve.
Dorëheqja e saj ishte një nga një sërë ndryshimesh menaxheriale në Tinder të shpallura nga kompania mëmë Match Group.
Planet e Tinder për të adoptuar teknologji të re, duke përfshirë monedhat virtuale dhe takimet e bazuara në metaverse, po rishikohen gjithashtu në ndryshimin strategjik.
Njoftimet erdhën pasi “Match” raportoi rezultatet e tremujorit të dytë që humbën pritjet e Wall Street.
“Sot ne po njoftojmë largimin e CEO të Tinder Renate Nyborg dhe unë kam bërë disa ndryshime në ekipin dhe strukturën e menaxhimit.
Kam besim se do të ndihmojnë në ofrimin e potencialit të plotë të Tinder,” tha shefi ekzekutiv i “Match Group”, Bernard Kim në një letër drejtuar aksionerëve.