Thumbimet mes dy këngëtareve të njohura, Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit në rrjetet sociale, duket se nuk kanë marrë ende fund.

Dy këngëtaret u kthyen sërish në qendër të vëmendjes, kjo pasi ishte vetë Era e cila publikoi në InstaStory një foto ku krahas saj shkruante: “B*tch i’m a baddie (jam e ‘keqe’) bëj çfarë të dua”.

Dhe pas postimit të artistes, as Dafina nuk e ka lënë me kaq. Këngëtarja postoi gjithashtu një status ‘thumbues’ në InstaStory ku shkruhej disa herë: “Çdo gjë është një kopje, kopje, kopje, kopje”.