Ramush Haradinaj feston ditëlindjen e tij ditën e sotme dhe ka mbushur 54-vjeç. Sigurisht, nuk kishte si të mungonte një urim i përzemërt nga bashkëshortja e tij, Anita Muçaj.

Kjo e fundit ka postuar në rrjetin social Instagram një foto, ku shfaqe së bashku me Ramush Haradinajn, të dy shumë të qeshur.

Anita e ka shoqëruar këtë imazh të bukur me disa fjali tepër të ndjera, teksa ka zbuluar se ditën e sotme është edhe 19-vjetori i martesës së tyre.

Ramush, Une dhe Ti kemi shume jete bashke aq shume sa s’di a mban jeta më!!! Nje gje t’a them o djalë qe dua qe Une dhe Ti te kemi jete bashke edhe me shume se sa mbahet rendom mbi supe!!!

Te dua per epitetin dhe titullin “Mami” qe ma dhe, Mamin e Gjinit, Hanes dhe Trimushit, te dua per llasticen grua qe edhe kur ishim keq m’a dhurove, te dua per gruan qe me krijove!!!

Gezuar Ditelindja, Gezuar per 19 vjet martese bashke!!! P.s vazhdoj te mendoj qe jam dhurata me e bukur qe te ka ardh ne diten e lindjes”, ka shkruar Anita krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj)