Gazetari i Sky Sport, Fabrizio Romano, ka folur në lidhje me trajnerin e ri të Chelseas. Ai ka konfirmuar se blutë e Londrës janë më afër ish-teknikut të PSG, Thopmas Tuchel.

Ky i fundit duket se do të kalojë në Londër. Lajmi më i fortë është fakti se Max Allegri nuk është kontaktuar nga anglezët. Ai ka fituar 11 tituj për 5 vite me Juventusin, por duket se nuk ka bindur drejtuesit.

Lampard u pushua sot nga klubi anglez, pasi rezultatet ishin shumë të dobëta. Ai nuk arriti të përshtaste afrimet e verës dhe i përdori jashtë pozicioneve të tyre natyrale.