Chelsea po mendon që të bëjë një afrim të rëndësishëm në merkato. Timo Werner ka dështuar te blutë e Londrës deri në këto momente, ndërsa duket se Lampard do një tjetër afrim.

Ai do të rrëmbejë sulmuesin Erling Haaland. 20-vjeçari ka bërë mjaft mirë deri më tani tek ekipi i Dortmundit. Norvegjezi pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.

Lojtari po luan shumë mirë në Bundesligë, ndërsa Chelsea do të ngacmojë verdhezinjtë me 75 milionë euro. Ata do të ofrojnë klauzolën e lirimit të lojtarit, në fakt duket një shifër pak qesharake.