Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, nuk po bën aspak mirë në krye të londinezëve. Numri një i bluve të Londrës nuk po ka rezultate dhe drejtuesit kanë humbur durimin.

Merkatoja ishte e bujshme dhe numri një i stolit mori të gjithë lojtarët që donte. Ai nuk po merr rezultate dhe shqetësuese është forma e Timo Werner dhe Kai Havertz.

Drejtuesit po mendojnë për të ardhmen dhe kanë nisur të shohin emra për ta zëvendësuar. Chelsea u ndërtua për të fituar tituj, por deri më tani ka zhgënjyer.