Chelsea po përgatitet të shesë një ekip të tërë për të siguruar shërbimet e Romelu Lukaku-t.

Belgu, i cili ka luajtur në fillimet e karrierës në Stamford Bridge, mund të kthehet në Premier League këtë verë.

Inter ka refuzuar një ofertë prej 105 milionë eurosh plus kartonin e Marcos Alonso, por londinezët duket se do të bëjnë një ofertë tjetër prej 130 milionë eurosh.

Sipas The Telegraph, Blutë do të financojnë super operacionin duke shitur 11 lojtarë.

Kurt Zouma, Ross Barkley, dhe Danny Drinkëater janë të gjithë në shitje.

Davide Zappacosta, Michy Batshuayi, Kenedy, Tiemoue Bakayoko dhe Baba Rahman, gjithashtu nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Chelsea shpreson të marrë edhe Jules Kounde nga Sevilla, që kërkon gjithashtu jë shumë të lartë për qendërmbrojtësin.