Nga Anglia, nëpërmjet Telegraph, kanë ardhur detaje të tjera në lidhje me negociatat mes Inter dhe Chelsea për Romelu Lukaku-n.

Përveç rrogës 15 milionë euro në sezon, duket se janë edhe dy arsyeja të tjera që mund të bindin sulmuesin të kthehet në Stamford Bridge.

Sipas së përditshmes angleze, Lukaku ka mbetur i befasuar nga këmbëngulja e ish-skuadrës së tij për ta blerë dhe nga projekti tekniko-taktik i Thomas Tuchel.