Më 9 shkurt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet “National Pizza Day”.

Një ditë për të festuar ushqimin italian të përhapur në botë falë emigrantëve italianë që  shekullin e kaluar kanë arritur brigjet e Amerikës në kërkim të një jete më të mirë.

Dhe ka qenë pikërisht me këtë rast që Chicago, qyteti më i madh i Ilinois, ka shkruar në Twitter: “Krenarë që jemi Kryeqyteti i picës në botës”.

Një pohim që ka zemëruar napolitanët, mes të cilëve edhe Salvatore Esposito, “Gennaro Savastano” i serialit “Gomorra”.

Aktori ka qenë mes të parëve që ka komentuar cicërimën e Chicago-s dhe, pa i rënë gjatë, ka shkruar: “Pas Napolit, miq amerikanë”.

Siç mund të parashikohej, kanë qenë të shumtë qytetarët napolitanë që kanë shprehur indinjatën e tyre.