Gjatë promovimit të ‘Thor: Love and Thunder’, film në të cilin ka rolin e të keqit Gorr, Christian Bale është kthyer të flasë për mundësinë që të kthehet të veshë përsëri kostumin e Batman-it.

Aktori është shprehur i gatshëm për një kthim në Gotham City, por vetëm me një kusht. “Kisha një pakt me Christopher Nolan”, ka thënë aktori për ScreenRant.

“Kemi thënë ‘Ej, shiko. Do të realizojmë tre filma, nëse jemi me fat do të arrijmë ta bëjmë. Më pas do të largohemi. Nuk duhet ta zgjasim shumë”.

Bale ka shtuar: “Për sa më takon, mund të lind diçka vetëm nëse Nolan do të mendojë: ‘Shiko, kam një histori tjetër për të treguar’. Dhe nëse do të dojë ta tregojë atë histori me mua, unë jam gati.

“Askush nuk më ka thënë asgjë. Herë pas here njerëzit më thonë,  ‘Oh, kam dëgjuar se të kanë ofruar përsëri të luash Batman’. Dhe unë përgjigjem: ‘Nuk di asgjë.  Askush nuk më ka thënë asgjë”.