Ka të reja për ndarjen mes Shakirës dhe Gerard Pique. Sipas asaj që zbuloi Hereraldo de Mexico, këngëtarja duket se i ka vendosur kushte të rrepta ish-partnerit.

Pas deklaratës që lajmëronte ndarjen, ish-çifti është takuar në Barcelonë, në shtëpinë që të dy ndanin deri pak kohë më parë, për të kuptuar se si ta përballonin më së miri situatën dhe mbi të gjitha presionin e mediave.

Duket se frenat e situatës i ka marrë në dorë Shakira, e cila mësohet se ka diktuar rregulla shumë të sakta.

Prandaj Shakira duket se i ka kërkuar Pique që të mos shfaqej në publik dhe në rrjetet sociale me njerëz të tjerë derisa të kalonte një kohë e arsyeshme.

Asnjëri prej tyre nuk do të jetë në gjendje të ndajë foto të papërshtatshme në profilet e tyre. Duhet të publikohen vetëm fotografi familjare, si prindër të dashur dhe të respektueshëm.

Gjithashtu, Shakira dhe Pique nuk duhet të sulmojnë njëri-tjetrin publikisht ose të flasin keq. Kjo është për hir të reputacionit të tyre, por veçanërisht për fëmijët e tyre.

Shakira-Pique: çift i hapur?

Sipas asaj që u zbulua nga gazetari spanjoll Jose Antonio Aviles gjatë programit Viva la Vida, në tre vitet e fundit Shakira dhe Pique duket se ka qenë një çift i hapur.

Duke cituar burime “shumë, shumë afër Pique”, gazetari tha se lojtari është befasuar nga vendimi i partneres së tij për t’u ndarë.

“Tre vjet më parë ata përjetuan një krizë, e cila u tejkalua kur vendosën të bëheshin një çift i hapur”, tha Aviles, duke përsëritur se edhe familja e Pique ishte në dijeni të natyrës së vërtetë të marrëdhënies dhe për këtë arsye është befasuar nga vendimi i këngëtares për t’u ndarë.

Shakira largohet nga Spanja

Këto ditë, Shakira është në kërkim të një shkolle të re për fëmijët e saj Milan dhe Sasha, të cilët tani janë përkatësisht 9 dhe 6 vjeç.

Pas ndarjes nga Pique, 45-vjeçarja zgjodhi të rikthehej në Miami, ku jetonte para se të takohej me futbollistin falë Botërorit në Afrikën e Jugut.

Në Florida, Shakira bleu një rezidencë luksoze kur ishte e lidhur me Antonio de la Rua, djalin e ish-presidentit të Argjentinës.

Gerard Pique kundër shtypit

Ndërkohë, duket se Gerard Pique është gati të marrë masa ligjore. Sportisti është i lodhur nga thashethemet për të: mediat po e portretizojnë atë si një njeri i interesuar vetëm për festa dhe marrëdhënie kalimtare.

Një dëmtim i konsiderueshëm i imazhit dhe për këtë arsye 35-vjeçari, pasi është këshilluar me përfaqësuesit e tij, po vlerëson hapat që do të ndërmarrë.