Beniada Nishani është tashmë një nga personazhet më të njohur e më të dashur në Shqipëri.

Me hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother, modelja simpatike arriti të bëjë pas vetes shumë shqiptarë, falë çiltërsisë e batutave të saj të sinqerta e të shumta.

Duket se Beniada vijon ta gëzojë famën që mori nga ky reality-show edhe pas gati 7 muajsh.

Vetë ajo na tregon herë pas here në rrjetet e saj sociale marrëdhënien speciale që ka me fansat e saj dhe ndan edhe surprizat që ata i bëjnë herë pas here.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në fakt, kur Beni ka marrë një surprizë vërtetë të veçantë e të bukur nga një çift shqiptar që janë gëzuar nga ardhja në jetë e një vajze. Ata kanë vendosur ta pagëzojnë vajzën e tyre me emrin “Beniada”, një lloj si modelja shqiptare.

Ky gjest dhe kjo surprizë ka gëzuar pa masë ish-banoren e Big Brother, e cila ka vendosur t’i falenderojë publikisht përmes një postimi të bërë në Instagramin e saj.

Ju uroj gjithë lumturinë e kësaj bote. Mirë se erdhe Beniada. Gëzuar mami dhe babi! Isha e vetmja me këtë emër, sot jemi tre. Mirë se erdhët të gjitha Beniadave që kanë lindur. Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar. Faleminderit nga zemra. Ju dua”– shkruan Beniada në postimin e saj.