Të paktën 160 viktima dhe dhjetra persona ende të humbur është bilanci provizor i përmbytjeve dhe problemeve që ka krijuar cikloni tropical i Seroja në Indonezi dhe Timorin Lindor.

Lajmin e konfirmoi qendra indoneziane e menaxhimit të urgjencave. Në jug-lindje të arqipelagut indonezian, ditët e fundit ka mbërritur cikponi Seroja, që ka lënë pasoja katastrofike.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe balta ka patur pasoja te banorët, që kanë humbur shtëpitë e tyre. E gjithë kjo situatë e rëndë ka zgjatur dy ditë dhe tashmë po shihen pasojat e ciklonit.