Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, dhe partneri i saj, Bes Kallaku, janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Dyshja pëlqehen shumë si në fushat e artit që mbulojnë, ashtu edhe për marrëdhënien e bukur që kanë krijuar.

Besi dhe Xhenila nuk ngurrojnë që herë pas here të flasin për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme. Së fundmi, Besi është pyetur në “Zemër Luana”, se cila është pjesa më “hot”, e nxehtë e trupit të Xhensilës që e kthen në një skifter.

Besi nuk ka nguruar të përgjigjet… “Është e gjitha yll, ama sytë i ka… Kur më sheh ashtu, nuk e di!”, u shpreh mes të tjerash Bes Kallaku.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka. Në shumë deklarata të dhëna së fundmi, ata kanë pohuar se duan që shumë shpejt ta shtojnë familjen e tyre me të tjerë fëmijë.