Çdo fazë e jetës sonë ka sfida të caktuara përsa i përket përgjigjes që ne japim në lidhje me situata të vështira si p.sh. kjo pandemi. Vulnerabiliteti në përgjigje varet drejtpërdrejt nga mosha që ne kemi. Për të rriturit, stresi shtohet edhe më shumë kur ju nevojitet të mendojnë për mbrojtje shtesë për pjesëtarët e tjerë të familjes. Simptomat që shoqërojnë këtë situate kategorizohen si më poshtë:

Simptoma sjellore:

  • Pagjumësia
  • Shmangie e gjërave që duhet të përfundojmë
  • Rritje e nivelit të aktiviteteve fizike
  • Të qara
  • Shtim i konflikteve familjare
  • Shtim i vigjilencës
  • Izolim dhe largim nga shoqëria

Simptoma fizike:

  • Lodhje e këputje.
  • Probleme me oreksin dhe stomakun.
  • Përkeqësim i sëmundjeve kronike.

Simptoma emocionale:

  • Depresion
  • Irritim dhe nervozizëm
  • Ankth dhe frikë
  • Dëshpërim
  • Vetëfajësim
  • Luhatje humori

Opsionet e ndërhyrjes për personat që duan të ndihmojnë individët që nuk po e përjetojnë mirë pandeminë:

  • Mundohuni të jeni dëgjues të mirë dhe jepuni mundësinë të flasin gjatë dhe në detaj.
  • Mbështetini në krijimin e prioriteve dhe zgjidhjen e problemeve edhe kur nuk e dini me siguri zgjidhjen.
  • Ofroni ndihmë për pjestarët e familjes për të lehtësuar komunikimin.
  • Jepuni informacion të saktë përsa i përket gjendjes në të cilën ndodhen.
    / Heda.al