Reperi Capital T ka dhënë së fundmi një intervistë për “Zë me Mirën” me Mira Kazhanin. Gjatë intervistës, ai ka folur për tradhtinë.

Capital T ka zbuluar se nuk ka tradhtuar asnjëherë në aspektin e marrëdhënieve seksuale, por u tregua i sinqertë duke thënë se ka tradhtuar me flirte dhe biseda, të cilat gjithashtu i konsideron tradhti.

“Fatkeqësisht ka qenë katastrofik, më i keq se unë, edhe pse nuk mund të gjykoj njerëzit e të flas për veten se më gjykojnë të tjerët, por që ai vërtetë ka qenë shumë i keq.

Por ajo më ka bërë mirë dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra. Kam qenë shumë i ri por kam hyrë në analiza që nuk i kisha menduar në atë moshë, që pamja nuk është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër.

Mund të jetë person më i mirë, më i komunikueshëm, mund të dijë të flasë më mirë, mund të dijë t’i shpjegojë ose trajtojë gjërat më mirë”, u shpreh Capital T.