Pushimet e verës janë drejt fundit, teksa të gjitha televizionet e kanë mbyllur ‘merkaton’ e tyre verore.

Deri më tani janë zyrtarizuar disa lëvizje, ndërsa disa emra të tjerë ende nuk e dimë se ku do t’i shohim.

Një ndër to është edhe moderatorja e dashur shqiptare Klea Huta. Vitin e fundit, Klean e pamë të drejtonte programin me këngë në Vizion Plus, ndërsa që pas përfundimit të tij, Klea nuk ka qenë pjesë e asnjë emisioni tjetër.

Por duket se kjo shkëputje nga televizioni nuk do të zgjasë edhe shumë. Përmes rrjeteve sociale, ku ajo është mjaft aktive, Klea ka treguar se do të jetë sërish pjesë e medias.

Në një bisedë me ndjekësit e saj, një prej tyre e ka pyetur për projektin që do të kthejë Klean në ekranet shqiptare.

Në përgjigjen e saj, moderatorja shkruan se mezi pret t’ia japë këtë lajm fansave, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë rreth televizionit ku do ta shohim Klean këtë sezon.