Phil Foden bën gjithçka në shtëpinë e Manchester City-t.

Ylli anglez i ka dhuruar fitoren 2-1 Qytetarëve kundër Borussia Dortmund në Champions League dhe më pas duket se ka provuar të bindë sulmuesin norvegjez që të transferohet në Angli.

Një skenë kjo që nuk i ka shpëtuar telekamerave, të cilat kanë qenë në një pozicion shumë të mirë në fund të ndeshjes mes City-t dhe Dortmund-it.

Foden duket se i ka thënë diçka argëtuese pasi e ka përqafuar sulmuesin, i cili ka buzëqeshur dhe i është përgjigjur, duke mbajtur dorën para gojës që mos i lexohen fjalët.

Një skenë kjo që ka shfrenuar imagjinatën e tifozëve: “E ardhmja jonë”, ka shkruar një tifoz i Manchester City-t. “Foden po bind Haaland të shkojë te City”, ka shkruar një tjetër.

Më pas ka nga ata që thjesht u ka bërë komplimentet dy talenteve të rinj, por pjesa më e madhe beson se Foden i ka bërë një “ftesë” Haaland që t’i bashkohet te Manchester City.

Të shohim nëse e ka bindur…