Manchester City është vënë në gjurmët e sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Sipas The Sun, City beson se mund ta shfrytëzojë në favorin e tij klauzolën e 15% që do t’i takonte në rast të një shitje të Jadon Sancho.

Një përqindje që ka shumë mundësi të vlejë më shumë se 15 milionë sterlina, duke parë se klubi gjerman e vlerëson yllin anglez 120 milionë sterlina.

Citizens mund të bien dakord të heqin dorë nga klauzola ose të pranojnë një shumë më të vogël për të fituar një avantazh ndaj klubeve të tjerë për Haaland.

City do të kërkojë një sulmues të ri verën e ardhshme për të zëvendësuar Sergio Aguero-n dhe po pret të mësojë nëse Haaland, djali i ish mesfushorit të City-t, Alf Inge, do të jetë në merkato në verë.

Lojtari mund t ë largohet nga Dortmund në verën e 2022-shit për 65 milionë euro, por klubi gjerman e di mirë se disa skuadra do të jenë gati të paguajnë një shumë më të lartë në muajt e ardhshëm për të siguruar shërbimet e gjigantit norvegjez.