Manchester City siguroi finalen e Carabao Cup pas fitores 2-0 në derbi ndaj Manchester Unitedn në gjysmëfinale. Përballë “citizens” në finalen e madhe të “Wembly” do të jetë Tottenham, që pat fituar po 2-0 në gjysmëfinalen jetër ndaj Bentford.

Trajneri Pep Guardiola ka lavdëruar mbrojtësin John Stones, jo vetëm një “mur” në mbrojtje por edhe një goleador, duke shënuar golin e parë. “Ishte më i miri në fushë, njeriu që na dha fitoren ndaj United”, tha Guardiola.

Fitoren ia dedikojmë Collin Bell, një ikone të City që u nda nga jeta pak ditë më parë. Dalja në finale është një objektiv i rëndësishëm, sidomos kur vijmë pas fitores së një derbi. Skuadra bëri një ndeshje të jashtëzakonshme”, tha Guardiola.

Manchester City nuk ka fituar shumë trofe në historinë e tij, krahasuar me mjaft klube të mëdha në Europë. Jemi në finale dhe do të kemi mundësi të shtojmë një kupë në arkivën e klubit”, tha trajneri spanjoll.