Clippers ngjit shkallët e renditjes në Perëndim pas fitores 129-96 ndaj Indiana, duke u bërë ndjekësja më e afërt e Lakers. Takim i dominuar nga kalifornianët, ku George, Kennard dhe Morris realizuan nga 20 pikë secili.
Pa probleme fiton ekipi i New York, që mposhti 105-75 Boston në fushën e këtij të fundit. Randle ishte më i miri në fushë, me 20 pikë e 12 rebound. Fiton edhe Chicago, që mposhti 117-101 Dallas, një rezultat surprizë.
Për Bulls u dallua Markkanen me 29 pikë e 10 rebaund, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët, 16 rebound e 15 asist për Dallas. Ekipi i Utah Jazz, falë 23 pikëve të Clarkson, mposhti 109-105 Denver (Jokic 35 pikë).
NBA – Rezultatet e sotme
Boston – New York, 75-105
Dallas – Chicago, 101-117
Oklahoma – Philadelphia, e shtyrë
Denver – Utah Jazz, 105-109
Sacramento – New Orleans, 123-128
Clippers – Indiana, 129-96