Më në fund ka paqe! Prej ditësh të gjitha mediat po ziejnë nga lajmet rreth debatit të ndezur në rrjete sociale mes Noizy-t dhe Cllevio-s. Por duket se më në fund, mes tyre ka paqe dhe çdo gjë është sheshuar. Të paktën nga ana e Cllevio-s.

Në një video live në Instagram ai është shprehur se nuk do të merret më me Noizy-n, teksa në këtë live ishte së bashku me dy personazhët e famshëm në TikTok, Aleks Vishaj dhe Kozak Braçi.

Ishte fillimisht Aleksi ai i cili foli në emër të Cllevio-s, duke thënë se nëse ky i fundit del nga fjala, atëherë do të thotë që i ka shkelur në besë shokët e tij.

“I kërkojmë ndjesë Noizyt. Nga sot e mbrapa nëse na pret në besë(Cllevio), do na presë neve asnjë tjetër. Mbase shokë nuk bëhen por Cllevio nuk do ia përmend më emrin. E ka kuptuar edhe vetë se ka bërë shumë gabime. Duhet të bëjë edhe një story ta shohin të gjithë. Sot e mbrapa nuk do e dëgjoni të flasë më keq për të.”-tha Aleks Vishaj i cili foli në emër të Cllevios.

Më pas ka folur edhe vetë Cllevio, i cili tha se nuk do të ketë më sharje mes tyre. Ai u shpreh se është më i mirë se Stresi dhe Noizy por jo më i i mençur.

“Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonim të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thashë, do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt. Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht.

Unë Arkimedin prapë nuk ta shes dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollarë do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen, Crax për këtë shokun(prej Aleksit), ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë.”- u shpreh ai.