Bayern Munich duket se është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro pë rtë siguruar shërbimet e Harry Kane. Gjigantët e futbollit gjerman interesohen prej kohësh për sulmuesin e Tottenham, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Leëandoëski-t.

Julian Nagelsmann po luan pa një qendërsulmues të pastër dhe ky fakt i ka krijuar disa vështirësi në Bundesliga, me kampionët në fuqi që janë katër oikë larg kryesuesve të Union Berlin.

Sipas TZ, Bayern ka ndërmend të kalojë murine 100 milionë eurove për të siguruar Harry Kane. Presidenti i nderit Uli Hoeness pranoi pas barazimit 2-2 me Dortmund-it në fundjavë se skuadrës i mungon një sulmues.

“Një gjë është e sigurt, mendoj se na mungon një numër nëntë. Ishte një vendim shumë i vështirë për ta lënë Lewandowski-n të largohej”, ka thënë ai.

Kane, nga ana e tij, nuk i ka dhënë shumë rëndësi zërva epër një transferim të mundshëm te Bayern, edhe pse nuk i ka kursyer komplimentet për gjermanët.

“Jam i përqendruar te Tottenham dhe që të bëj më të mirën për skuadrën. Bayern është një klub i madh, por unë jam i përqendruar te Tottenham”, ka thënë anglezi në prag të ndeshjes së Champions League kundër Frankfurt.

Në fillimin e këtij viti, trajneri Nagelsmann i ka thurur elozhe yllit të Tottenham dhe Oliver Kahn e ka përshkruar Kane si “ëndrrën e së ardhmes”.