Ai nuk mendon më për Juven, nuk ka nostalgji, sepse e ka gjetur madhësinë ideale te Bayern Munich, ku merr një pagë prej 6.5 milionë euro. Kingsley Coman, autorit të 2 golave në Bundesliga dhe 3 golave në Champions, i ka mbetur vetëm një sezon në kontratën aktuale. Ai spikati në Torino ndërsa më 2015 u transferua në Gjermani.

Juve e kishte marrë atë falas më 2014, duke bindur Coman të mos nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale me PSG. Një operacion që i solli klubit të Juventusit një fitim prej 21 milionë euro. Tani, anësori, që i dha Bayernit të gjashtin Champions në historinë e tij, më 23 gusht (duke vendosur finalen kundër PSG), po kërkohet nga Manchester City dhe Manchester United.

Sidoqoftë, ai thjesht dëshiron Bayernin. Sikurse e thamë, kontrata e tij skadon më 2023, por tashmë i ka bllokuar lëvizjet drejt Guardiolës dhe Solskjaer. Francezi ka filluar negociatat për rinovimin. “Jam i lumtur të di se shumë klube prestigjioze interesohen për mua. Ky është një burim krenarie, kjo më jep edhe më shumë besim, por jam i përqendruar vetëm te Bayerni. Çdo gjë është mirë këtu, jam i lumtur”, – tha ai për “Sport Bild”.