Nëse Interi fitoi me “ortek” ndaj Crotone dhe e nisi vitin 2021 me një fitore bindëse 6-2, Arturo Vidal nuk po bën aq mirë. Performancë e errët për të, e sulmuar ashpër nga Antonio Conte si brenda dhe jashtë fushës. “Të ulë kokën dhe djersijë në stërvitje, askush nuk e ka vendin të garantuar. Ai duhet të provojë se meriton të luajë, duhet të bëjë shumë më mirë sesa po bën”, –  kritikoi trajneri zikaltër në fund të ndeshjes.

Conte nuk ishte i vetmi, që e kritikoi performancën e mesfushorit kilian. Ka shumë komente nga tifozët zikaltër, që nuk pajtohen me araqitjet e tij. Të tjerë e marrin në mbrojtje. Vetë Vidal iu përgjigjet me forcë kritikave.

“Qetësia është virtyt i të fortit”, – shkruan Vidal në profilet e tij sociale, duke ndarë disa foto të ndeshjes kundër Crotone dhe duke uruar Lautaro, autorin e “hat-trick” të tij të parë për zikaltrit. A mund të jetë kjo një përgjigje ndaj kritikave të marra nga Antonio Conte? Postimi, gjithashtu mori “pëlqime” nga shokët e ekipit; Stefan De Vrij dhe Milan Skriniar, por edhe nga Daniel Maldini e Kevin-Prince Boateng.