Antonio Conte ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që Tottenham-i i tij do të luajë kundër Fulham-it.

Trajneri italian ka folur edhe në lidhje me merkaton e Spurs: “Në këtë merkato të verës kemi bërë atë që është brenda mundësive të klubit”, ka thënë ai.

“Mendoj se kemi bërë gjëra të mira, por duhet të jem i ndershëm dhe të them se ka akoma një distancë të madhe kundër skuadrave kryesore të kampionatit.

“Për këtë arsye duhet të dimë se jemi akoma në fillimin e procesit të rritjes. Që janarin e kaluar kemi provuar me Kulusevski dhe Bentancur, tani vazhdojmë në aspektin e numrave dhe cilësisë.

“Megjithatë, për të qenë konkurrues për titullin në Premier League na duhen edhe tre sesione të tjera të merkatos. Kështu do të mund të arrijmë nivelin e të tjerëve”.