Antonio Conte ka folur për Rai Sport në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë që Inter-i do të luajë të mërkurën në orën 15:00 kundër Fiorentina-s në Artemio Franchi.

“Kupa e Italisë shtë një trofe i rëndësishëm për të gjithë ne. Vitin e kaluar kemi arritur në gjysmëfinale dhe tani duhet të përballemi në 1/8-at me Fiorentina-n, që është një skuadër shumë e mirë ka thënë Conte.

Në fillim Fiorentina dhe më pas Juventus: “Do të ketë gjithmonë pengesa në rrugën tonë, tani kemi Fiorentina-n, një pengesë e vështirë që do të duhet të dimë ta kalojmë dhe të vazhdojmë rrugën tonë në Kupën e Italisë. Më pas do të mendojmë për kampionatin, ku po bëjmë mirë dhe ku do të përballemi me një nga skuadrat më të forta”.

Në lidhje me Eriksen: “Në karrierën e një futbollisti ka momente të mira dhe momente më pak të mira, duhet të kesh gjithmonë karakter dhe të mundohesh të dalësh nga vështirësitë më të mëdha”.

“Për sa i takon Eeriksen-it, kemi patur pak kohë për të punuar me të edhe në aspektin taktik në rolin e organizatorit, ajo që mbulon paka a shumë Brozovic dhe pres përgjigje të mëdha nga ai në këtë pozicion”.