Në Itali janë regjistruar 26.323 raste të reja me coronavirus nga 225.940 tamponët e bërë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 686 vdekje (ditën e djeshme kanë qenë 827), për një total që ka arritur në 54.63 nga fillimi i emergjencës.

Krahinat me numrin më të madh të rasteve janë: Lombardia (+4615), Veneto (+3498), Campania (+2729) dhe Emilia-Romagna (+2172).